Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit dërgon në Kuvend emrat e katër kandidatëve për vendin vakant të mbetur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Katër kandidatët të cilët iu nënshtruan edhe seanca dëgjimore në zyrat e Avokatit të Popullit, janë Alfred Balla, Andi Murataj, Entela Hoxha, Mimoza Qinami.
Kryetari i komisionit të shoqërisë civile Andi Dobrusha i bën thirrje politikës që t?i lexojë më mirë ligjet pasi sipas tij ngritja e organit të KLP-së nuk është peng i përzgjedhjes së kandidatit nga Shoqëria Civile.
Dobrusha: Mbase do të ishte mirë që politika të lexonte ligjet më mirë dhe të ishte më e informuar përpara se të hidhte akuza të padrejta ndaj shoqërisë civile, ndaj këtij komisioni që ka 8 muaj që punon me përgjegjësinë maksimale për të nxjerrë kandidatë të denjë të shoqërisë civile.
Komisioni i shoqërisë civile mori në shqyrtim 3 kandidatura që I plotësonin kriteret nga pesë që aplikuan pas thirrjes së publikuar nga sekretari i kuvendit me datë 16 nëntor të këtij viti.
Pas seancave dëgjimore dhe nisjes së emrave për në Kuvend, Andi Dobrusha i cilësoi akuzat e bëra ndaj komisionit të drejtuar prej tij si furtunë në gotë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/4-kandidatet-dobrusha-krijimi-i-klp-nuk-eshte-penguar-nga-shoqeria-civile