Ora News - Zgjidhet ngërçi për KLP, ja tre kandidatët nga shoqëria civile

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati i Popullit ka përfunduar fazën e parë të shqyrtimit të dosjeve të pesë kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë të propozuar nga shoqëria civile.

Në raportin e paraqitur bëhet e ditur se vetëm tre prej tyre i plotësojnë kriteret e parashikuara në ligjin për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Në raportin e firmosur nga Fatbardh Zenelaj kryetar dhe Alket Jaupi, Inva Çela, anëtarë, nënvizohet se plotësojnë kriteret për anëtarë të KLP, Alfred Balla, Entela Hoxha dhe Andi Muratej.

Ndërsa Vladimir Vladaj dhe Bledar Bejri nuk plotësojnë kriteret.

Vladaj nuk plotëson kriterin e 15 viteve eksperiencë si jurist, si dhe të mos ketë ushtruar të paktën për dy vitet e fundit profesionin e avokatit.

Po ashtu ai nuk ka paraqitur deklaratë noteriale ku të deklarojë se nuk ka të afërm të shkallës së parë anëtar ose kandidat për në këshill.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/zgjidhet-ngerci-klp-ja-tre-kandidatet-nga-shoqeria-civile

Share This Video


Download

  
Report form