Ora News - Dixhitalizimi i doganave, transparencë dhe kontrolle sipas procedurave të BE

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej kohësh doganat shqiptare janë vënë në qendër të kritikave për mosrealizimin e të ardhurave si dhe akuzat për korrupsion, kontrabandë dhe vonesa te mallrave ne pikat kufitare.

Në zgjidhje te këtij problemi është prezantuar është prezantuar këtë të martë Projekti i Binjakëzimit "Modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare" .

Ikonomi: Fokusin e ka tek thjeshtimi i procedurave administrative të operatorëve shqiptarë të huaj, si dhe jep jashtë mase shumë informacion për të parandaluar mashtrimet duke garantuar nivel më të lartë të mundshëm të sigurisë nëpërmjet një regjistri pa letër.

Projekti do realizohet në bashkëpunim me administartën doganore italiane dhe franceze dhe është financuar nga BE. Sipas ambasadorit të Italisë Alberto Cutilo projekti do të lehtësojë procedurat doganore.

Alberto Cutilo: Synimi i këtij projekti është të harmonizojë legjislacionin dhe procedurat e tranzitit doganor. Jam i sigurt se është një kontribut i rëndësishëm në ekonominë shqiptare si dhe hapi ndaj tregut global.

Për ambasadoren franceze projekti garanton lehtësimin e tregtisësi dhe kontroll progresiv duke u bazuar ne listën e risqeve sipas procedurave te BE.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dixhitalizimi-i-doganave-transparence-dhe-kontrolle-sipas-procedurave-te-be

Share This Video


Download

  
Report form