Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar mes tensioneve Arta Markun Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme.
Kryeprokurorja e re mori 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.
Arta Marku bëri edhe betimin përpara Parlmentit në kushte jo normale, pasi deputetët e opozitës hodhën tymues brenda salles se Parlamentit.
Deputetët e PD rrethuan podiumin për të penguar betimin e Arta Markut si kryeprokurore. Prandaj betimi u bë pranë karriges së kryetarit të Kuvendit. Në një moment gardisti mbron me çadër Gramoz Ruçin drejt të cilit u nis një top që duket si top letre.
Seanca u mbyll pasi kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi që pr/vendimet e tjera të kalojne në seancën e ardhshme
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arta-marku-kush-eshte-kryeprokurorja-e-pergjithshme-e-perkohshme