Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas dy ditëve më shi, reshjet e dëborës kanë përfshirë rajonet malore mbi 500 metra në veri e verilindje.
Trashësia e Dëborës arrin nga 5 deri në 50 cm, por me përjashtim të rrugës problematike të Dukagjinit, të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme pa probleme! në Rrugën e Kombit pati vështirësi në orët e para të mëngjesit, por situata është normalizuar pas ndërhyrjes së borëpastrueseve dhe hedhjes së kripës.
Kukës
Në qarkun e Kukësit, trashësia e dëborës në akset rrugore ka shkuar nga 4 cm deri në 20 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe Valbonë.
Në orët e mëngjesit pati vështirësi momentale në qarkullimin e mjeteve në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit, por pas ndërhyrjes së firmave nënkontraktore situata u normalizua.
Probleme të ngjashme u regjistruan edhe në akse të tjera, ku për të përballuar situatën punojnë 22 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Akset rrugore Kukës
Rruga e Kombit, 20 cm dëborë
Kolsh-Q.Shllak, 15 cm dëborë
Kukës-Bushtricë, 6 cm dëborë
Kukës-Ura e Zapodit, 5 cm dëbore.
Bajram Curri-Kam, 10 cm dëborë
Bajram Curri-Valbonë, 20 cm dëborë
Q.Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj, 7 cm dëborë
Dibër
Reshjet e shiut të dy ditëve të fundit ia lanë vendin dëborës edhe në qarkun e Dibrës, prej mbrëmjes së të dielës.
Trashësia e dëborës arriti në disa centimetra në qytet, por nuk raportohen probleme në lëvizjen e këmbësorë apo makinave.
Shkodër
Në qarkun e Shkodrës, Dukagjini mbetet i bllokuar, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur deri në 50 cm.
Reshje dëbore janë regjistruar edhe në qarqe të tjerë në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, por ndërsa temperaturat kanë zbritur nën zero, nuk raportohet për probleme. Megjithatë, policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve në zonat ku ka reshje dëbore që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, sikurse të sigurohen që të kenë zinxhirë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bora-zbardh-dukagjinin-kukesin-dhe-peshkopine