Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kampionati i kategorisë superiore do të rindezë motorët ditën e premte pas pushimit dimëror që zgjati më shumë se një muaj. Partizani dhe Kukësi janë dy prej 3 skuadrave pretendente për titull.
"Të kuqtë" kërkojnë fronin pas 24 vitesh, ndërsa blutë verior synojnë titullin e parë në histori. Kapiteni i Partizanit Alban Hoxha dhe ai i Kukësit Rrahman Hallaçi vlerësojnë gjëndjen aktuale të ekipeve respektive duke premtuar betejë deri në javën e fundit.
Më pas portieri i Partizanit dhe mbrojtësi i Kukësit u fokusuan edhe tek sfidat e kësaj fundjave ku "demat" do të kenë përballë Luftëtarin, ndërsa veri-lindorët do të luajën në tansfertë kundër Vllaznisë.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/dueli-per-titull-hoxha-dhe-hallaci-analizojne-partizanin-dhe-kukesin/