Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një bombul gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një apartament në katin e 6-të të një pallati në lagjen Kushtrim në Vlorë!
Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:20 minuta në banesën që sipas policisë rezulton në pronësi të 60 vjeçarit Vasil Sakaj.
Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikësë, që vunë nën kontroll flakët.
Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por shpërthimi shkaktoi flakë që dëmtuan orenditë shtëpiake.
Policia e Vlorës thotë se ka nisur hetimet zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të bombulës së gazit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-shperthen-bombula-e-gazit-ska-te-lenduar