Report TV - Shirat në Sarandë, ujrat e zeza vërshojnë në bulevard dhe në det

Report TV 2018-05-09

Views 5

Sa herë bie shi, Saranda përballet me një problematikë tejet serioze, vërshimin e ujërave të zeza në bulevard dhe në det. Një situatë e tillë është krijuar edhe ditën e sotme, ku reshjet e dendura të shiut përfshinë për disa orë mbarë vendin.

Siç shihet nga videoja që ka siguruar Report Tv nga vendngjarja, situata është tepër shqetësuese nga vërshimi i frikshëm i ujërave të zeza në bulevard dhe në det. Ky është një problem tejet shqetësues, pasi rrezikon jo pak jetën e qytetarëve, dhe përsëritet sa herë vendi ?pushtohet? nga reshjet e shiut.

Share This Video


Download

  
Report form