Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vlonjat i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar nga policia e Vlorës.
Në pranga përfundoi Aleksander Hodaj (Hoxhaj), 41 vjeç, banues në Vlorë.
"41 vjeçari nga periudha kohore e muajit Janar i vitit 2000 deri në muajin Qershor 2005, në qytetet Corigliano, Calabro, Rossano, Spesano në Itali, ka qënë pjesë e një organizate kriminale ku ka rekrutuar vajza te mitura dhe me pas i ka trafikuar në shtetin Italian nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit," informon policia italiane.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlonjati-i-shumekerkuar-nga-italia-arrestohet-ne-vlore