Report TV - Gazetari Rusta zbulon emrin e Kryeprokurorit të ri

Report TV 2018-05-09

Views 0

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka zbuluar emrin e Kryeprokurorit të ri të Përkohshëm. Në emisionin ?Repolitix? të gazetarit Denis Minga, në Report Tv, Rusta deklaroi se të hënën në Kuvend do të mbërrijnë vetëm dy emra, nga tre kandidatët që plotësonin kushtet sipas Komisionit të Ligjeve, dhe ata janë Ferdinand Elezi dhe Arta Marku.

Më tej, gazetari shtoi se posti i kryeprokurorit do t?i besohet një femre, që është pikërisht Arta Marku.
?Janë 3 kandidatë që do ju duhen të marrin nga 28 vota. Të hënën do të kemi vetëm dy emra, sepse një deputet nuk mund të firmosë dy herë. Ata janë Elezi dhe Marku, dhe fituese do të Arta Marku. Një prej kualifikimeve ishte dhe e shkuara si pjesë e Sigurimit të Shtetit, apo dhe pasuria e tyre, siç ishte kandidati Selmani, me 10 mijë eurot nga skedinat?, tha Rusta.

Share This Video


Download

  
Report form