Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe përfaqësia e OKB-së në Tiranë i janë përgjigjur thirrjes së Bashkisë së Tiranës që kushdo që zotëron një makinë të dhurojë dy pemë.
Përfaqësuesit e tyre i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës 2 pemë për çdo makinë që zotërojnë dhe përdorin në Tiranë, të cilat janë mbjellë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
Kryebashkiaku Veliaj kërkoi që kësaj inisiative ti bashkohet çdo qytetar.
Veliaj: Sfida jonë ishte, kush ka një makinë duhet të mbjellë dy pemë. Kështu që, për të gjitha makinat e Kombeve të Bashkuara që qarkullojnë në Tiranë kemi marrë mbrapsht dy pemë.Nëse të gjitha bizneset, kompanitë, sipërmarrjet, organizatat e huaja e ato vendore, kushdo që ka një makinë e shumëzon për dy dhe i jep qytetit dy pemë, unë them se në një farë mënyre e ka larë ndërgjegjen nga përdorimi i makinës në Tiranë.
Veliaj tha se ky është një projekt afatgjatë që ka për qëllim mbjelljen e 2 milion pemëve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kush-ka-nje-makine-te-dhuroje-dy-peme-undp-i-pergjigjet-thirrjes-se-veliajt