Report TV - Nga 1 janari gjoba për bizneset pa kamera sigurie

Report TV 2018-05-09

Views 0

Ligji për sigurinë publike u jep afat deri më 28 dhjetor bizneseve për të vendosur kamera sigurie. Në të kundërt bizneset do të gjobiten nga 5 mijë deri në 100 mijë lekë. Policia e Shtetit u ka çuar një letër pjesës më të madhe të biznesve, që të pajisen me kamera deri në 28 dhjetor, pasi me kalimin e këtij afati do të vendosen gjoba.
Në letrën që u është çuar bizneseve, theksohet se zona përbën rrezik për sigurinë publike, prandaj duhet të vendosin kamera dhe pajisjet e tjera për të ruajtur pamjet filmike. Ligji për sigurinë publike parashikon që kamerat e sigurisë të vendosen në çdo biznes privat që vlerësohet me risk nga Policia, që ka më shumë se 50 punonjës, apo bën një xhiro më të madhe se 10 milionë lek në vit. Policia u ka kërkuar karburanteve dhe pikave të këmbimit valutor që të shtojnë kamerat e sigurisë, ndërsa bizneseve të tjera u është kërkuar që të pajisen me këto kamera.

Share This Video


Download

  
Report form