Brenda datës 28 dhjetor të këtij viti te gjitha subjektet që u ofrojnë shërbime qytetarëve, duhet të instalojnë kamera sigurie në të kundër do të gjobiten. Ministri i brendshëm Saimir Tahiri gjatë takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se firmosi urdhrin, i cili detyron të gjitha bizneset ,shkollat, institucionet, qendrat e banimit, taksitë, por edhe transportin urban të vendosin kamera sigurie, por dhe GPS në varësi të rrezikut.
Të gjitha subjektet në varësi të detyrimeve do të vendosin kamera sigurie me rezolucion të lartë, por edhe kamera të posaçme të afta për identifikimin e targave.
Tahiri tha se kazinotë stadiumet, kinematë, sallat e koncerteve apo dhe diskot, duhet të nënkontraktojnë edhe shoqëri private të sigurisë. Për këmbimin valutor veç kamerave duhet të ketë ndarje me xham antiplumb, ndërsa bankat e nivelit të dytë duhet të sigurohen që të kenë sistem kafazesh për te parandaluar grabitjet.
Tv Klan