Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo protestë kundër projektit për ndërtimin e një landfilli rrezikon tu kushtojë masa administrative deri në një vendim burg 20 banorëve të Mbrostarit në Fier.
Mes tyre është edhe një i mitur i cili bashkë me 19 bashkëfshatarë të tjerë do të nisin përballjen me drejtësinë prej 20 janarit të vitit 2018 nën akuzën e organizimit të tubimeve të paligjshme dhe bllokim të akseve nacionale.
Gjykata e shkallës së parë në Vlorë, me relatore Vjola Canaj edhe prokuror Dritan Markun vendosi të pranojë dosjen, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes.
Avokati: Do të njifemi me të gjitha aktet që janë në dosje dhe pastaj do procedojmë sipas akteve që janë aty dhe do të kërkojmë pafajësi.
Ndërsa banorët thonë se protesta para komunës ishte me leje, por procedimi sipas tij i referohet grumbullimit të një grupi grash e fëmijësh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-kunder-landfillit-20-banore-te-mbrostarit-ne-gjyq-tubim-pa-leje