Ora News - Banorët e Frakullës: Uji na mori gjithçka, na verifikoni dëmet në sera

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmbytjet e këtij fillimdhjetori dëmtuan disa dhjetra hektarë me sera në zonën e Frakullës në Fier, e njohur për kultivimin e produkteve bujqësore. Por banorët thonë se pranë tyre nuk ka shkuar asnjë grup për evidentimin e dëmeve ndaj edhe protestuan para bashkisë e Prefekturës.

Pas ankesave dhe pretendimeve se përmbytjet u shkaktuan mijëra euro dëme në serat e luleshtrydhes që Ora News i ka pasqyruar hap pas hapi, fermerët e Frakullës në Fier thonë se ende nuk u janë verifikuar dëmet në kulturat bujqësore e blegtori.

Duke theksuar se asnjë grup verifikimi nuk ka qenë pranë tyre për evidentimin e dëmeve ata iu drejtuan institicioneve por fillimisht hasën në një ?ping pong? mes Prefekturës e Bashkisë për institucionin që duhet tu japë përgjigje.

Bashkia Fier thotë se konstatimi i deritanishëm i dëmeve është kryer bazuar në Ligjin për vetëqeverisjen vendore, por procesi ka ngjallur reagime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-frakulles-uji-na-mori-gjithcka-na-verifikoni-demet-ne-sera

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS