Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorë të fshatit Drizë në Gramsh, kërkojnë shpërngulje emergjente nga banesat e tyre, pasi rrezikohen nga ujërat e liqenit të Devollit. Banorët thonë se nuk pranuan të shpronësohen me çmimin që u dha shteti në funksion të ngritjes së hidrocentralit të Banjës, pasi vlera ishte shumë e ulët. Ata kërkojnë të sistemohen nëpër banesa të rregullta dhe t?u jepet edhe tokë bujqësore.
Rreth 9 familje që preken nga ndërtimi i Hidrocentrali i Banjës ngrenë shqetësimin e vlerës së ulët të shpronësimit të banesave nga shteti.
Banorët e fshatit Drizë të Gramshit, thonë se themelet e shtepive tashmë janë nën ujrat e liqenit, i cili është thelluar dhe zgjeruar nga punimet për ndërtimin e hidrocentralit. Ata apelejnë për shpërngulje të menjëhershme, pasi rrezikojnë që banesat t?u shemben nga uji.
Kryetarja e bashkisë Gramsh Luljeta Dollani shpjegon se bashkia ka sistemuar disa familje duke u paguar qeranë, dhe është në tretativa me ministrin e Energjisë dhe kompaninë Devolli Hydropower për mundësimin e ngritjes të disa banesave sociale për sistemimin e këtyre banorëve që iu rrezikohet banesa nga ujërat e liqenit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hec-i-i-banjes-banoret-e-drizes-rrezikohemi-nga-uji-i-liqenit/