HEC-i i Banjës,Gjiknuri: Banorët e prekur nga punimet nuk rrezikohen

Report TV 2015-09-11

Views 0

15 shtëpi, infrastrukturë, ujësjellësi i ri në Drizë dhe Cërujë si dhe shkolle e re, janë disa nga investimet e kompanisë e cila po ndërton Hecin e Banjës në Gramsh. Nisja e këtyre punime u bë në prezencën e ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri. Ministri tha se shtëpitë vijnë si një dhuratë nga kompania Statkraft për banorët të cilët preken nga ndërtimi i hidrocentralit.

Me përfundimin e projektit të kompanisë Devoll "hidropower" prodhimi i përgjithshëm i energjisë rritet me 18% dhe sasia e prodhuar do të hidhet në rrjetin kombëtar e më pas në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike.

Shtëpitë do të përfundojnë në shkurt të vitit 2016 kur edhe pritet të fillojë grumbullimi i ujit në digën e hidrocentralit të Banjës.

Share This Video


Download

  
Report form