Prova e cila ka bindur Gjykatën e Krimeve të Rënda që t?i ndalojë Saimir Tahirit daljen jashtë vendit dhe bllokimin e pasaportës ka qenë çështja Sota. Prokuroria ka sjellë si provë arrestimin e Orest Sotës në Elbasan në makinën e të cilit u gjten 863 mije euro, 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit dhe një patente po lundrimi i bashkëshortes së Saimir Tahirit, Fatlindës. Në faqen tre të vendimit sqarohet se pas gjetjes së këtyre provave Prokuroria dyshon se paratë janë të Saimir Tahirit.
Prokuroria dyshon që paratë e gjetura në automjet lidhen me aktivitete të paligjshme të shtetasit nën hetim Saimir Tahiri. Alibia e ngritur nga shtetasi Orest Sota është një mënyrë për të mbuluar natyrën e vërtetë të origjinës së këtyre parave.
?Një fakt që dëshmon se këto para nuk janë tërhequr nga sistemi bankar është konstatimi i pesë kartmonedhave 50 euroshe tërësisht të falsifikuara. Gjithashtu, ne dyshojmë që këto para janë hequr në nxitim e sipër për t?u fshehur në vende të tjera?.
Fakti tjetër i ri që kanë bindur gjykatën janë hyrje-daljet jashtë vendit që Saimir Tahiri ka meOrest Sotën, ku në shumicën e rasteve ka udhëtuar me makinat e familjes Sota dhe bizneseve të tyre. Në bazë të sistemin TIMS Orest Sota në 24 Shkurt të këtij viti ka dalë nga Murriqani me nje makinë të ministrisë së Brendshme me targa MB279AA.
Më datë 7 Korrik 2017 Saimir Tahiri ka dalë nga Murriqani me një mjet që rezulton i regjistruar në emër të Ardit Sotës, vëllai i Orestit. Është kthyer dy ditë më vonë nga e njëjta pikë kufitare me një makinë që është pronësi të firmes së babait të Orestit. Më 2 Gusht 2016 ora 22:14, Tahiri ka dalë nga porti i Durrësit me një makinë në emër të një personi nga Elbasani. Në të njëjtën orë ka dalë dhe Orest Sota pa makinë. Janë kthyer të dy me datë 7 Gusht 2016 dhe kanë diferencë në sistemin TIMS vetëm 3 minuta.