Report TV - Dosja Sota drejt bashkimit me procedimin penal ndaj Tahirit?

Report TV 2018-05-08

Views 1

Prokuroria e Krimeve të Rënda po shqyrton mundësinë e bashkimit të procedimit të Orest Sotës më atë numër 134 të Saimir Tahirit.

Gjetja e dy patentave të Saimir Tahirit momentin e arrestimit të Sotës është elementi lidhës që prokurorët duan ta shfrytëzojnë në bashkimin e dy procedimeve. Ndërkohë policia hetohet për ekzistencën e një personi të dyte ne makinë, pak përpara arrestimit të Orest Sotës. Hetimet shtrihen edhe mbi kompaninë "Kurum".
Arrestimi biznesmenit Orest Sota, të cilën iu gjetën 863.100 ero në makinë sëbashku me dy patenta drejtimi mjetesh lundëruese të ish-ministrit Saimir Tahiri pritet të prodhojnë një zhvillim të ri. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda i pohuan gazetarit të Shqiptarja.com Elton Qyno, se çështja në ngarkim të Orest Sotës, djali i biznesmenit Lefter Sota që u kap afër kompanisë së çelikut "Kurum" në Elbasan, me këtë shumë eurosh, pritet që në ditët në vijim t'i bashkohet të njëjtit procedim penal me nr.134 ku po hetohet edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form