Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoria Arsimore e Korçës paralajmëron masa të ashpra administrative ndaj edukatores dhe Drejtores së kopështit numër 8 në qytetin juglindor të përfshira në një sherr brenda ambienteve të institucionit.
Drejtori Kristaq Grabocka tha se vendimi do të bazohet në përfundimin e komisionit të etikës që tashmë ka marrë nën shqyrtim të gjitha detajet e përplasjes dhe pretendimet e palëve
Të martën edukatorja Suzana Brahimllari kallzoi drejtoren e kopështit Laureta Asllani se e kishte dhunuar, por kjo e fundit hodhi poshtë akuzat për ngjarjen për të cilën ka nisur edhe një hetim.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhuna-ne-kopesht-dar-korce-paralajmeron-masa-te-rrepta