Dhuna në terrenet sportive, MPB-ja paralajmëron masa rigoroze për tifozët

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Dhuna në terrenet sportive në vend pritet të tejkalohet përmes përvojave angleze. Kështu ka vendosur MPB e cila ka parashikuar edhe ndryshime në disa ligje që prekin këtë problematikë. Me ndryshimet e reja çdo grup i tifozëve obligohet të regjistrohet ndërsa klubi sportiv të mbajë evidencë për tifozët e vet, të ketë kontroll të biletave të cilat do të shiten vetëm me dokument identifikimi dhe do të ketë regjistër të personave të ndëshkuar të cilëve nuk do tu lejohet pjesëmarrja në terrenet sportive.

"Konstatimi kryesor është se në Maqedoni është evidente dukuria e ndryshimit të sjelljes së tifozëve. Gjithnjë e më shumë është e dukshme ana e dhunshme në sjelljen e një pjese të grupeve të tifozëve. Ata me punën e tyre nuk e theksojnë vetëm klubin për të cilin bëj tifo por edhe specifikën dhe përkatësin e grupit të tyre, rajonin, përkatësin etnike, nacionale dhe ndonjëherë edhe fetare. Aspektet më negative të bërjes tifo theksohen kur grupet e tifozëve në objektet sportive demonstrojnë skenar të përgatitur më herët, dëmtojnë pronën, sulmojnë persona që nuk janë tifozë, shfrytëzojnë gjuhë ekstreme të urrejtjes ndërsa shfrytëzimi i fishekzjarrëve është vetë ilustrim për agresivitetin e tyre", deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Me ndryshime e reja parashihen masa të ashpra ndëshkuese për të gjithë shkelësit e rendit në terrenet sportive. Ata që do të djegin flamurin shtetëror por edhe flamuj tjerë, si dhe ata që do të përdorin fishekzjarre do të dënohet me burg.

"Parashohim dënim me burg për djegie të flamurit shtetëror megjithatë edhe djegia e cilit flamur tjetër dënohet pasi nuk është e lejuar në studion por edhe në vendet tjera", tha Gordana Jankullovska, ministre e brendshme.

Sipas analizës së MPB, në nivel vjetor janë shkaktuar 17 incidente në terrenet sportive apo dy incidente në muaj. Gjatë kësaj periudhe sipas MPB-së janë regjistruar incidente në 81 ndeshje sportive ndërsa si qytete më së shumti përmenden Shkupi dhe Tetova me 61 %. Incidentet më së shumti janë regjistruar në ndeshjet e futbollit me 67 % edhe atë kur kanë garuar ekipet e Vardarit, Teteksit dhe Shkëndijës. Në këto gara sportive janë angazhuar 6500 policë ndërsa gjatë incidenteve janë lënduar 69 prej tyre. Pos kësaj ka pasur edhe dëme të mëdha materiale, 13 vetura të policisë, 50 vetura të civilëve dhe 11 autobusë. Edhe pse 50% e incidenteve ndodhin gjatë ndeshjeve sportive në informatë theksohet se ka pasur numër të vogël të policëve të angazhuar. MPB-ja ka marrë masa ndaj 300 personave ndërsa vetëm 46 prej tyre apo 15% është konstatuar se janë anëtar të grupeve të tifozëve. Gjyltene Rexhallari

Share This Video


Download

  
Report form