Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë periudhës korrik ?shtator në Shqipëri ka pasur një rritje të numrit të të punësuarve. Sipas anketës së forcave të punës e cila publikohet nga INSTAT konstatohet se niveli i papunësisë është ulur me 1.1% duke arritur në 13.6% duke prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2014 kur papunësia ishte 17 për qind. Kontributin kryesor në hapjen e vendeve të punës e mbajnë shërbimet dhe industria.
Ndërkohë vlen të theksohet që bujqësia është një sektor që ka shënuar rënie të numrit të punësuarve gjatë kësaj periudhe. Sipas gjinisë papunësia mbetet më e lartë tek meshkuj. Shkalla e papunësisë për këta të fundit shkon në 14.3 për qind krahasuar ne 12.6 për qind të femrave.
Për sa i përket nivelit të punësimit të rinjve vihet re se gjatë periudhës korrik-shtator ka pasur një ulje të lehtë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2017 është 1,4 pikë përqindje më e ulët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ulet-papunesia-instat-numri-i-te-punesuarve-rritet-me-19