Kjo është hera e dytë që Ana viziton Shqipërinë. Ditët e fundit të Shkurtit, studentja italiane ka zgjedhur t'i kalojë në kryeqytetin shqiptar në shoqërinë e miqve dhe familjes.
?Do të qëndroj për 10 ditë në Shqipëri. Këtu janë të gjithë shumë të dashur dhe mikpritës, të bëjnë të ndjehem shumë mirë?.
Sipas Institutit të Statistikave, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë 2019-ës ka shënuar një rritje prej 8.1% krahasuar me një vit më parë.
Rekordin e mbajnë zviceranët me një rritje prej 18.2%, ndërsa uljen më të ndjeshme e kanë pasur polakët me 13.9%. Pjesa më e madhe e tyre kanë kaluar pushimet në Shqipëri. Ky grup nga Italia ka ardhur për turizëm dentar.
"Do të qëndrojmë këtu për rreth 2 javë pasi jemi për turizëm dentar, por edhe po kalojmë shumë mirë. Ka shumë mjekë italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Kjo është hera e dytë, isha edhe gushtin e kaluar?.
"Është hera e katërt që lëviz për turizëm dentar. Në Itali paguajmë shumë taksa, ndërsa këtu ka doktorë shumë të mirë dhe shmangim taksat?.
Vendin e parë të të huajve që kalojnë kufirin vazhdon ta mbajë Kosova e ndjekur nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia.