Report TV - Gjykata e Krimeve bllokon pasaportën e Saimir Tahirit

Report TV 2018-05-09

Views 0

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve për dosjen "Sota", duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar.

Gjykata mori këtë vendim pas kërkesës së Prokurorisë, e cila u dorëzua mëngjesin e kësaj të marte, pasi në telefonin e Orest Sotës u rikuperuan nga aplikacioni What's up disa SMS me bashkëshorten e ish-ministrit për ndërhyrje në tenderët e Ministrisë së Brendshme. Prokuroria po heton për korrupsion. Ndërkohë që, Maks Haxhia, avokati mbrojtës i ish-ministrit Saimir Tahiri i pyetur nga gazetarët pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda se, "SMS-të e pretenduara nga Prokuroria mes Sotës dhe bashkëshortes së Tahirit nuk janë provë". Haxhia tha gjithashtu se Orest Sota vijon të mbetet në burg për shkak të mediave.

Orest Sota u arrestua nga policia në Elbasan në 1 nëntor, ndërsa në automjet iu gjetën 863 mijë euro si dhe dy patenta për mjete lundrimi në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Share This Video


Download

  
Report form