VIDEO
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe i kërkoi Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të nisë hetimin mbi procedurën e dhënies me koncesion dhe shitjen e 49% të transaksioneve të kompanisë ?Rapiscan?, e cila ofron shërbimin e skanimit të konteniereve në pikat doganore të vendit. Kërkesa e Braçes vjen pas publikimet të disa fakteve të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një prononcim për mediat, Braçe tha se hetimi kërkohet në mbështetje të dyshimeve për praktika korruptive në procedurën e ndjekur për dhënien e këtij koncesioni dhe në tregtimin e kuotave të kuotave përgjegjëse për menaxhimin e këtij koncesioni. ?Vlera e kontratës koncesionare pavarësisht ndërhyrjeve që ne kemi bërë vazhdon të jetë e lartë dhe është një vlerë prej gati 250 milionë eurosh e cila rëndon drejtpërdrejt mbi kompanitë apo individët?, tha Braçe.
Braçe hodhi dyshime mbi mënyrën e lidhjes së kontratës si dhe shitjen e 49% të aksioneve për një vlerë 490 lekë, në kushtet kur sipas tij, këto kuota për në periudhë të gjatë kohore kanë qenë peng në një bankë të nivelit të dytë, në Shqipëri, për shkak të një kredie të marrë që shkon në vlerën e 2 milionë eurove. ?Të lesh peng kuotat e një kompanie që vlejnë 490 lekë për një kredi në vlerë 2 milionë euro është e pabesueshme?, tha Braçe, ndërsa shtoi se ?besoj se ka qenë detyrim për të shpërblyer favoret?