Kreu i Komisionit të Ekonomisë i ka dërguar sot një shkresë Ministrit të Financave për verifikimin e kontratës së qeverisë ?Berisha? me Rapiscan, kompaninë amerikane e cila kishte me koncesion skanimin në dogana dhe që është larguar rreth 2 vite më parë nga Shqipëria.
?Në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë për shkak të sensibilitetit të shtuar, për koncesionin për ngritjen dhe operimin e skanimit të kontenierëve jam i detyruar t?i drejtohem me një shkresë Ministrit të Financave për të nisur verifikimin e të dhënave të dala në publik ditët e fundit në mbështetje të dyshimeve për praktika korruptive në procedurën e ndjekur për dhënien e këtij koncesioni. I kërkoj kryeministrit të hetojë në të gjithë dimensionin e saj këtë çështje. Është një vlerë prej 250 mln eurosh që ndikon si tek kompanitë ashtu dhe tek individët. Nga i gjithë dokumentacioni që disponoj, unë mendoj që ka dyshime të arsyeshme që mbështesin edhe pretendimet për praktika korruptive të dala së fundmi?, deklaroi Braçe.