Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje mazhorancës që të tërhiqet nga zgjedhja e njëanshme e prokurorit të përgjithshëm duke e cilësur si shkelje flagrante të kushtetutës. Basha renditi arsyet që sipas tij e shtynë kryeministrin të marrë një veprim të tillë, duke folur për një skemë të qartë.
Basha: Fare e thjeshtë. Me ligjin që vetëm Rama e ka caktuar ky prokuror do të ketë fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët dhe të bëjë rivlerësimin e tyre, pra skema është e qartë. Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e KLP-së dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën me qëllim që ai të ketë një prokuror nën hyqmin e tij i cili do të bëjë të mundur jo luftën kundër krimit por mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve
Në rast emërimi të njëanshem të kryeprokurorit Basha tha se opozita do mbajë qëndrimibn më të fortë që është mbajtur ndonjëherë.
Basha: Nëse Rama vepron në kundërshtim me kushtetutën për të shtënë në dorë institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm për tëq mbyllur dojet e krimit dhe korrupsionit ai do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita.
Edhe pse foli për një qendrim të fortë në mbledhjen e grupit parlamentar me dyer të mbyllura nuk është diskutuar mbi një qëndrim ztyrtar që PD do të mbajë, por porosia e Bashës për deputetët ka qenë që gjatë kësaj kohe të denponcohet tentative që Rama po bën për të kapur drejtësinë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeprokurori-i-ri-basha-rama-sabotoi-klp-na-fton-te-shkelim-kushtetuten