Ora News- Kryeprokurori, Manja njofton seancat dëgjimore me 7 kandidatët, fton dhe opozitën

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Socialistët janë të vendosur të vazhdojnë procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm pavarësisht se demoktatët dhe LSI e konsiderojnë antikushtetues veprimtarinë e Komisionit të Ligjeve.

Ulsi Manja, kryetari i Komisionit në një konferencë të posaçme, njoftoi mbledhjen për zhvillimin e seancës dëgjimore me kandidatët në orën 15.00.

Manja: Komisioni i Ligjeve në zbatim të detyrimeve ka thirrur sot në orën 15:00 në senacë dëgjimore kandidatët për prokuror të përgjithshëm të përkohshëm si pjesë e shqyrtimit të përmbushjes së kritereve kushtetuese dhe ligjore. I siguroj kandidatët për besueshmërinë dhe transparencën e procesit, ne si shumicë e kemi bërë të qartë se nuk ka rëndësi emri por procesi. Ftoj edhe kolegët e opozitës të bëhen pjesë e këtij procesi për ti dhënë zgjidhje dhe jo zgjedhje vakancës së krijuar në Prokurorinë e Përgjithshme sepse zbatimi i ligjit për të zgjidhur ngërçe të tilla nuk është cështje e vullnetit politik por detyrim që buron nga Kushtetuta.

Në kushtet kur opozita në bllok paralajmëroi bojkotin e mbledhjes së Komisionit, Manja u bëri thirrjen e fundit për tu bërë pjesë e procesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryeprokurori-manja-njofton-seancat-degjimore-me-7-kandidatet-fton-dhe-opoziten

Share This Video


Download

  
Report form