Meta: Dialog për kryeprokurorin e perkohshem

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Pas kryeministrit Edi Rama edhe presidenti Ilir Meta thotë se emri i ri i kryeprokurorit të përkohshëm duhet të kalojë përmes dialogut mes mazhorancës dhe opozitës. Në të parin prononcim për këtë çështje kreu i shtetit tha se zgjedhja duhet të bëhet në respekt të Kushtetues dhe se çdo hap i njëanshëm do të ketë ndikim në pavarësinë e Prokurorisë, si institucion i drejtësisë.

?Kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë. Si president dua të nënvizoj përderisa kemi të bëjmë me një çështje të rëndësishme të një institucioni kyç të drejtësisë, që duhet respektuar Kushtetuta dhe fryma e saj dhe është e rëndësishme që të ketë mes aktorëve kryesorë një dialog të shpejtë të përgjegjshëm dhe të bazuar mbi standarde transparente për zgjidhjen e kësaj çështje, pasi çdo hap i njëanshëm nuk do i ndihmonte pavarësisë së institucioneve dhe rritjes së besimit të institucioneve të drejtësisë.?

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç, kreu i shtetit u pyet edhe për vonesën në mosdekretimin e propozimit të sjellë nga kryeministri për emrin e Helidon Bendos, që pason Visho Ajazi Likën në krye të Shërbimit Informativ.

?Duhet të kemi në konsideratë që një vendimmarrje e tillë është e rëndësishme dhe presidenti duhet të jetë i bindur se një vendimmarrje përfundimtare forcon pavarësinë dhe efikasitetin e një institucioni kaq të rëndësishëm të sigurisë kombëtare.?

Përsa i përket takimit me Vujanoviç, presidentet shprehen angazhimin për forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form