HIV-AIDS, jo më “dënim me vdekje” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV


Kur mendojmë nje person te sëmure me HIV-AIDS menjëherë besojmë se ai është i destinuar të mos krijoje familje, apo me keq, është dënuar me vdekje.

Por beteja me sëmundjen shpesh përkthehet edhe ne sukses. Këtë e pohon ky 40 vjeçar, i cili ka rreth 13 vite qe bashkëjeton me HIV-in. Atëherë ai ka qene 27 vjeç dhe u infektua sepse nuk përdori masa mbrojtëse gjate marrëdhënieve seksuale.



Sot, ai nuk u ka treguar prindërve te tij për sëmundjen, i vetmi person qe e di është bashkëshortja. Prej pak kohesh ata kane sjelle ne jete nje djalë, qe nuk është i infektuar me Hiv.



Olimbi Hoxhaj, qe drejton shoqatën e personave qe jetojnë me HIV-AIDS, thotë se ne 10 muajt e pare te vitit 2017, janë diagnostikuar 81 raste te reja.



Nga 1090 personat e infektuar, 70% prej tyre janë meshkuj, ndërsa pjesa tjetër femra. Hoxhaj shpjegon se janë me te prekur meshkujt për shkak te marrëdhënieve homoseksuale.



Mjeku infeksionit ne QSUT, Arjan Harxhi, shpjegon se mjekësia ka arritur qe nga prindër te infektuar me HIV, te lindin fëmije pa probleme.



Sipas Harxhit, kostoja duhet të përballoje shteti për një të sëmurë varion nga 50 deri në150 euro ne muaj.

HIV-i është një sëmundje qe merret nëpërmjet gjakut apo marrëdhënieve seksuale te pambrojtura.

Share This Video


Download

  
Report form