Për ish-oficerin e lartë të Policisë së Shtetit, Mit?hat Havari, vrasja e djeshme e Aleksandër Ndokës ka patur në sfond arsye të forta.
?Ka pasur arsye të forta që e kanë ekzekutuar. Atje është bërë nami me tokat, si në Kavajë. Pastaj ka patur konflikte e trafiqe, të cilat policia e Lezhës i njeh mirë?, ka thënë Havari, i ftuar në studion e lajmeve të ?Report Tv?.
Ish-zyrtari i policisë e ka krahasuar ekzekutimin në fjalë me ekzekutimet mafioze në Siçili dhe ato të vitit ?97, kur ishte ende në detyrë.
Ai ka shprehur dyshimet e tij sa i takon denoncimit me 6 orë vonesë të familjes së të ndjerit, që sipas tij nuk është aspak normal. ?Jam çuditur nga kjo. Edhe nëse ka 2 apo 1 orë vonesë do të thotë se këtu ka diçka. Ata ndoshta kanë informacion, e dinë, mendojnë për hakmarrje. Rrugë tjetër s?ka?, ka thënë Havari. Përse këto ngjarje të rënda nuk zbardhen?
Mit?hat Havari: Ka edhe që janë zbardhur, por policia nuk ka forcë. Këto janë problemet me politikën shqiptare. Një polic nuk duhet të trembet nga deputeti i zonës, gjë që e kam provuar në kurriz e që vazhdon edhe sot. Ata nuk kanë kurajë. Asnjë polic nuk merr kurajën të shkojë të kryejë një arrestim pa qenë shefi aty.(b.h/Shqiptarja.com )