Klodi lexon i shkëputur nga pjesa tjetër e grupit vargjet e poetit spanjoll Federico García Lorca, ashtu ulur shkujdesur në kolltukun e kaftë. Shiu nuk është bërë pengesë që të rinjtë të bëhen pjesë e panairit të librave të rinj dhe të përdorur, në qendrën sociale ?Logu i Shkëndijes?.
Librat ishin vendosur në verandën jashtë qendrës sociale, si dhe në një dhomë brenda. Disa prej tyre qëndronin radhë- radhë të mbyllura në kuti. Organizuesi i panairit, Orgest Novi tregon për Report Tv hapat e kësaj ideje.
?Ideja ka nisur para dy-tre vitesh, kur ne kemi pasur si kafe-librari te ?Rruga e Elbasnait? dhe zhvillonim çdo stinë. Tani nuk e kemi më atë librarinë, nëpërmjet ftesës së kësaj qendrës sociale këtu ?Logu i Shkëndijës?, është hera e katërt që e zhvillojmë çdo stinë. Ne vijmë nga shtëpia botuese ?Pika pa sipërfaqe? dhe libra të vjetër të përdorur në gjuhë të huaj të ndryshme, gjermanisht, anglisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht, edhe në turqisht kemi pasur?, thotë Orgesti.