Panairi i Librit Tirana 2016 është çelur zyrtarisht në një konferencë të mbajtur në Pallatin e Kongreseve me botues, shkrimtarë dhe përfaqësues të politikës.
Në një tryezë të rrumbullakët botuesit dhe pjesëmarrësit kanë diskutuar për problemet e shpërndarjes së librit dhe marrëdhëniet me lexuesit.
Gjatë diskutimeve është theksuar se duhen ndjekur programe dhe politika kulturore të organizuara ku letërsia e mirë dhe libri cilësor të mund t?i ofrohet lexuesit, përpara reklamave të shndritshme të librave bestseller.