?Zbatimi i Reformës në Drejtësi do i rikthejë dinjitetin avokatisë?. Kështu është shprehur kryetari i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja në një aktivitet të Avokatëve të Shqipërisë, në të cilin mori pjesë edhe Vasilika Hysi.
Ndërsa deputetja e PS shtoi se zbatimi i reformës varet shumë edhe nga puna e avokatëve. ?Mbroni të drejtat e njeriut, të viktimave dhe dëshmitarëve. Duhet të reflektojmë çka nuk kemi bërë mirë e duhet të bëjmë mirë. Duke luftuar korrupsionin në radhët e avokatëve shpejt nuk do kemi korrupsion as në drejtësi e as në politikë.
Avokatët mund të jenë lokomotiva e reformimit të drejtësisë. Një aktor kundër korrupsionit jeni ju. Kemi në dorë projektligjin për avokatin. Shumë shpejt do të kalojë ligji për mbrojtjen falas, do miratohet në 14 dhjetor? tha Hysi
Më pas Hysi deklaroi se ka 32 ankesa nga gra të dhunuara. ?Kam 32 ankesa nga gra të dhunuara të cilave avokatët u bëjnë shkelje duke mos shkuar në gjyq. Këto gra janë në procese për ndarje banese me ish burrat? tha ajo.