SARANDË-Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me strukturat në Sarandë.
Në këtë takim ishte e pranishme kryetarja e Forumit të Gruas të PDIU-së Vjollca Braho dhe kreu i PDIU-së Sarandë, Robert Pirro. Në fjalën e tij para strukturave të Sarandës Idrizi u shpreh se PDIU propozon një pakt kombëtar për reformën në drejtësi, ndërkohë që bëri thirrje për zgjidhjen e problemit të Vetingut.
?Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e ka mbështetur pa asnjë lloj kushti reformën në drejtësi. I bëj thirrje të gjithë forcave politike shqiptare, boll më me sherre, që nuk kanë lidhje me interesin publik. Ka ardhur momenti që të kemi një pakt të madh kombëtar, një pakt kombëtar që të jepet dakortësi për reformën në drejtësi, por edhe për proceset e integrimit që po kalon vendi. Politika shqiptare ka qenë jashtëzakonisht e zonja për të prodhuar kriza, por nuk ka qenë e zonja për t?i zgjidhur këto kriza. I bëjmë thirrje politikës që të zgjidhë urgjentisht problemin e Vetingut, t?i hapim rrugë një reforme shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët?,- tha kryetari i PDIU-së.