Report TV - Ndërtimet në Butrinit, KLSH kallëzon në prokurori 5 zyrtarëve të ALUIZNI-t

Report TV 2018-05-09

Views 0

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin, 2 ish-përgjegjës sektori dhe 2 specialistë të drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t Sarandë.

Ata akuzohen se kanë kryer legalizime në zona të ndaluara me ligj, në zonën arkeologjike të Butrintit dhe në zona të mbrojtura mjedisore, afër rrugës kryesore, afër bregdetit, lumenjve, kanaleve kryesore, pa dokumentacion, duke shmangur pagesat e detyrimeve financiare, si dhe duke mos arkëtuar të ardhura të taksës për infrastrukturën, në vlerën 48.9 milionë lekë.
Gjithashtu KLSH ka kallëzuar në prokurori ish-kryetarin e komunës Margegaj në Tropojë, përgjegjësen e financës dhe një specialiste. Sipas KLSH ata kanë shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm prej 12.5 milionë lekë financave të ish-komunës.

KLSH deklaron se gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik me vlera të vogla dhe pagesa të paargumentuara e të pajustifikuara me dokumentacion.

Share This Video


Download

  
Report form