KLSH kallzon në Prokurori punonjësit e Aluizni-t të Lezhës

RTV KLAN 2017-07-06

Views 1

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallzuar në Prokurori 4 ish-juristë, 2 ish-arkivistë dhe 2 hartografë të zyrës së ALUIZNI-t në Lezhë. Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milion lekësh të reja si dhe kanë tjetërsuar 53 hektarë tokë shtetërore duke ia kaluar në pronësi personave të ndryshëm.

Sipas auditit të kryer nga KLSH këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë kana shmangur detyrimet financiare në regjistrimin e pallateve duke sjellë dëmin prej 18 milion lekësh. Gjithashtu kanë regjistruar prona në zonën e Ishull Lezhë, të cilat kanë qenë këneta, kanale, ranishte me sipërfaqe 53 hektarë duke i tjetërsuar në kundërshtim me ligjin tek persona privatë nga forma ?shtet?.

Me vendim gjykate në Malin e Renxit, janë rregjistruar rrugë, shkëmb dhe rezervuar me sipërfaqe 295 ha në emër të disa personave. Në 74 raste ka mbivendosje, duke mos zbatuar asnjë ligj por janë lejuar të kryhen trasaksione duke krijuar edhe konflikte mes banorëve. Gjithashtu janë regjistruar objekte të legalizuara pa u kryer pagesat sipas ligjit./TvKlan

Share This Video


Download

  
Report form