Ora News – Meta: Koha të besojmë tek rinia, të luftojnë për të ardhmen europiane

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij ne Pallatin e Brigadave ka kujtuar me nderim politikanët si Azem Hajdari, Arben Broci dhe Gramoz Pashko, të cilët ishin nismëtaret e Lëvizjes Studentore, lëvizje e cila solli rrëzimin e regjimit diktatorial.

Meta: As dhuna e as kërcënimet nuk e ndalën lëvizjen studentore, e cila në pak ditë u shndërrua në lëvizjen demokratike mbarëkombëtare që solli kapitullimin pa kushte të regjimit komunist, pikërisht këtu, ku jemi mbledhur sot, në ?Pallatin e Brigadave?, sepse fuqia e studentëve dhe pedagogëve që ishin këtu me Azem Hajdarin në krye qëndronte tek shpërthimi i uraganit rinor dhe mbarëpopullor jo vetëm në Qytetin Studenti, por edhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.

Por, demokracia nuk do të ishte e lehtë. Çmimi i saj do të ishte i shtrenjtë, ndaj ne sot përulemi me respekt të thellë para veprës së Arben Brocit dhe shumë të tjerë, të cilët dhanë jetën e tyre për të mbrojtur dhe çuar përpara demokracinë në Shqipëri.

Lëvizja studentore dhe demokratike nuk do të kishte qenë aq e suksesshme dhe vizionare pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen e pedagogëve dhe intelektualëve progresistë të kohës.

Ndaj sot një nderim të veçantë e kemi për të gjithë ata pedagogë që janë këtu dhe që ndodhen në të gjithë botën. Një përulje të veçantë e kemi ndaj intetektualit guximtar Gramoz Pashko, i cili nuk mund të ndodhet dot midis nesh, por edhe shumë të tjerëve.

Kreu i Shtetit tha se është momenti të besohet te rinia. Gjithashtu ai u beri thirrje të rinjve të mos largohen nga vendi por të luftojnë për të kthyer në realitet endrrën e dhjetoristëve ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa?.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/meta-koha-te-besojme-tek-rinia-te-luftojne-te-ardhmen-europiane

Share This Video


Download

  
Report form