Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti Ilir Meta thotë se suksesi i reformës në drejtësi është deçiziv për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Në Konferencën ndërkombëtare me temë ?Sfidat dhe prespektivat e të drejtës private? zhvilluar në Fakultetin e Drejtësisë, Meta vlerësoi kontributin e stafit pedagogjik të këtij Fakulteti në hartimin e reformës në drejtësi.
Ilir Meta: Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, ka qenë tërësisht i përfshirë në këtë reformë, në të gjitha nivelet, që nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, stafet teknike të punës, si dhe pjesëmarrës në të gjitha tryezat konsultative të zhvilluara nga Komisioni i Reformës. Vlerësoj se angazhimi juaj do të vijojë të jetë i çmuar edhe në këtë fazë deçizive të implementimit konkret të Reformës në Drejtësi, pasi suksesi i saj është përcaktues për të ardhmen europiane të vendit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/meta-suksesi-i-reformes-ne-drejtesi-deciziv-per-te-ardhmen-europiane/