Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ilir Meta i ka dhënë fund çdo dyshimi duke garantuar votat e LSI-së për reformën në drejtësi, por sipas tij zbatimi i reformës është pjesa më e rëndësishme dhe për këtë hedh në tregun politik, si partia e dytë më e madhe në qeverisje, tezën e një qeverie ekspertësh që do ta çojë vendin në zgjedhje.
I pari që do të dorëhiqet, është vetë Meta dhe pas tij, ministrat e LSI-së në kabinetin ?Rama?.
Meta: Duke e parë se mosbesimi është kaq shqetësues, kaq i lodhshëm, dhe kaq i rrezikshëm për të ardhmen, jam i bindur që rruga më e mirë do të jetë ndërtimi i një qeverie ekspertësh, e cila pas miratimi të reformës e çon vendin në zgjedhje demokratike dhe të pa kontestuara nga askush.
Unë personalisht jam gati që për hir të këtij kompromisi që nga ky moment të jap dorëheqjen si Kryetar Parlamenti, në qoftë se kjo i shërben kompromisit, Ministrat e forcës politike që unë përfaqësoj dhe të gjithë përfaqësuesit politik të bëjnë të njëjtën gjë.
Për kryetarin e Kuvendin, nuk ka asnjë mundësi tjetër veç miratimit me konsensusin edhe të opozitës të drejtësisë, në të kundër ai paralajmëroi destabilitet të vendit, që mund të shoqërohet me viktima.
Meta: Miratimi i reformës në mënyrë të diskutueshme, jo plotësisht legjitime dhe jo me integritet mund të sjellë një kapitull afatgjatë të mungesës së stabilitetit politik në vend, por dhe të kontestimit të institucioneve të reja, aq të rëndësishme për suksesin dhe zbatimin e reformës, por edhe të Parlamentit aktual në rast se opozita do të largohet nga Parlamenti.
Ilir Meta ka sjellë në vëmendje propozimin e Lu për bisedime me Ramës dhe Bashës, por kryeparlamentari shkon më tutje kur zgjeron rrethin e pjesëmarrësve më këtë tryezë.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-pas-reformes-qeveri-teknike-shkojme-ne-zgjedhje/