Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kompania amerikane që ka më shumë se gjysmën e aksioneve të koncesionit Rapiscan është akuzuar se ka paguar ryshfet për të siguruar kontratën. Carson Block, themelues i ?Muddy Waters Research? ka deklaruar në një intervistë për ?Bloomberg?, se kompania OSI Systems që ka 51 % të aksioneve ka paguar një ryshfet që arrinte pothuajse gjysmën e vlerës së kontratës që arrin në mbi 100 mln euro. Këto akuza kanë shkaktuar rënie drastike me 12% të aksioneve të kësaj kompanie në bursë.
Koncesioni i skanimit të kontenierve ose siç njihet ndryshe Rapiscan është vënë në qendër të akuzave se është fituar kundrejt ryshfetit.
Këto akuza kanë ardhur nga Carson Block, themelues i ?Muddy Waters Research?, i cili njihet për denoncim të praktikave mashtruese të kompanive ndërkombëtare dhe basteve në bursë.
Block ka deklaruar për ?Bloomberg? se kompania OSI Systems është ?në thelb e kalbur? pasi ka paguar mbi 100 mln euro, çka ka shkaktuar një rënie të aksioneve të kësaj kompanie me të paktën 12% brenda një ditë.
?Kemi prova të pamohueshme se disa vite më parë, kur kompania fitoi një kontratë në Shqipëri me vlerë nga 150 deri në 250 milionë USD, ata paguan një rryshfet me thuajse gjysmën e atij koncesioni. Për mua kjo është një provë e qartë?.
Rapiscan Systems Inc. me bazë në Kaliforni dhe kompania bijë e regjistruar në Shqipëri, S2 Albania fituan një kontratë koncesionare 15-vjeçare për skanimin e kontenierëve nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ne-thelb-i-kalbur-koncesionari-i-skanimit-perballet-me-akuza-te-reja-korrupsion