http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën drejtuar kreut të opozitës Lulzim Basha për të diskutuar mbi zgjedhjen e prokurorit të ri të përgjithshëm. Në një postin në facebook, kreu i qeverisë shkruan: ?Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi detyrë nga ata që na zgjodhën?.
Një ditë më parë, kryeministri Rama ftoi kryetarin e PD-së të zgjedhin me konsensus kreun e ri të akuzës. Rama e ftonte në takim Bashën, që pa humbur kohë të ulen në tryezë për çështjen e prokurorit të përgjithshëm dhe për një pakt kombëtar për integrimin europian të vendit.