Përmbytjet në Novoselë,banorët përplasje verbale me kreun e bashkisë Vlorë: Duam zgjidhje

Report TV 2018-05-09

Views 3

Kryebashkiaku i Vlorës ka qenë sot në një takim me banorët e Novoselës, zonë kjo e cila është një nga më të prekurat nga përmbytjet.
Banorët kanë kërkuar nga Leli zgjidhje për lumin, i cili sipas të banorëve sërish vitin tjetër do të përmbysë këtë zonë.

?Në 2015 sollët ndihma dhe me lumin nuk u bë asgjë, tani prapë në 2017 u përmbytëm. Nuk duam patate dhe makaron, duam zgjidhje për lumin?, janë shprehur banorët.

Ndërkohë kryebashkiaku Leli është larguar duke thënë se ka një tjetër takim po do të kthehet sërish për të folur me banorët.

Novosela është një nga zonat e cila u prek më shumë nga përmbytjet e 30 nëntorit, ku shumë banorë kanë pësuar dëme të mëdha në banesa, por edhe në serat e stallat e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form