Ora News - Mashtruan me vizat kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vjet burg

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënë e bijë shpallen fajtore për akuzën e mashtrimit me viza kanadeze për të paktën 225 persona.

Gjykata e Tiranës dha sot dënimin me 9 vjet burg për Lule Makashin dhe 6 vjet për Adela Makashin.

Fakti që të dyja kanë pranuar aktet në dosje duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar bën që përfundimisht ata të vuajnë konkretisht 6 vjet burg për Lule Makashin dhe 4 vjet për Adelën

Arrestimi

Lule Makashi u arrestua në prill 2016 ndërsa për vajzën u vendos gjykim në liri.

Në momentin e arrestimit në polici ishin depozituar 26 kallëzime. Ata akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi kishin kryer pagesa që arrinin deri në 20 mijë dollarë. Personat e mashtruar kanë shpjeguar në polici se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE?LM me administrator Lule Makashin, ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe per këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/mashtruan-me-vizat-kanadeze-nene-e-bije-denohen-me-10-vjet-burg

Share This Video


Download

  
Report form