Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ditë pas zbulimit të skemës së mashtrimit të qytetarëve për viza në Kanada, policia ka ndaluar mbrëmjen e djeshme nënë e bijë, të cilat akuzohen se kanë mashtruar 27 persona duke u premtuar dokumente punësimi dhe studimi për në Kanada, Australi, Angli etj në këmbim të shumave të konsiderueshme të parave.
Sipas policisë L. M, 52 vjeçe, dhe A. M, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë u ndaluan në Rinas teksa po tentonin të largoheshin nga Shqipëria.
Sipas hetimeve Prokuroria sqaroi një ditë me parë se, dy femrat ia shitën kompaninë për 1 euro 25 vjeçarit dhe u larguan.
Pjesë e këtij mashtrimi ishte edhe një person tjetër, 25-vjeçari Klevis Reshka, të cilin policia e arrestoi dy ditë më parë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mashtruan-me-viza-per-ne-kanada-policia-e-rinasit-ndalon-nene-e-bije/