Ministria e Shëndetësisë vijon bisedimet me mjekët e Urgjencës së QSUT pas dorëheqjes që dorëzuan ditën e sotme për shkak të kushteve të punës. Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli zhvilloi një takim me mjekët në QSUT duke u njohur me shqetësimet e tyre. Pas takimit me zv/ministren e Shëndetësisë mjekët e Urgjencës së QSUT duket se janë tërhequr nga qëndrimi, pasi deklarojnë se çështje po zgjidhet me drejtorinë e QSUT.
Shefi i Shërbimit të Urgjencës Edmond Zaimi është shprehur se nuk kanë dhënë dorëheqjen edhe pse në letrën e publikuar në media duket qartësisht e firmosur nga tetë mjekët. Zaimi shprehet se kërkesa bëhet për të zgjidhur problemet dhe mbingarkesën e punës dhe se janë në diskutime me drejtorinë, por puna në QSUT vijon normalisht.
?Situata është e ngarkuar me shuam të sëmurë nga e gjithë Shqipëria. I kalon kapacitetet e shërbimit tonë, me ngarkesë të madhe për personelin, ç?ka bën që edhe rreziku i gabimeve njerëzore të shtohet. Në këto kushte i gjithë stafi ka shkruar një peticion për drejtorin e Urgjencës, por akoma nuk është dorëzuar dhe nuk është bërë zyrtare.
Është një problem që ka ekzistuar, por është thelluar ditët e fundit duke bërë të pamundur vazhdimësinë e punës. Por janë problem që ne kërkojmë të zgjidhen mes njeri tjetrit duke sensibilizuar edhe opinionin për të shfrytëzuar shërbimin vetëm për shërbimet e urgjencës.
Ne nuk kemi dhënë dorëheqjen në 1997, absolutisht jo. Kjo është një kërkesë e jonë për të rregulluar problem, është puna e drejtorisë më tej për të zgjidhur problemet. Shërbimi është njëlloj sikur ka qenë më parë, por ngarkesa është tejet e madhe" tha ai.