Kaos në QSUT, makinat gjejnë rrugë të shkurtër për të shmangur trafikun

Channel One Albania 2018-05-11

Views 0

Qendra Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë është përballur këtë të enjte me kaos e trafik.

Qindra automjete kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e autoambulancave dhe pacientëve.

Shkak për këtë situatë, aspak normale brenda një institucioni shëndetësor, janë bërë punimet që po realizohen për rikonstruksionin e rrugës së Dibrës.

Drejtuesit e automjeteve, thanë se kanë pritur në trafik nga 30 minuta deri në dy orë, për të hyrë apo dalë nga ambientet e brendshme të QSUT-së.

Drejtues automjeti: Këtu nuk ka shtet, sepse rrugët duhet të shqyrtohen pas orës 24:00 të mbrëmjes, jo ditën. Duhen dy orë për të dalë nga spitali. Kam personin me dializë, por nuk lëvizim dot nga këtu. Rrezik vdes njeriu.

Drejtues automjeti: Po ta dija, nuk do rrija në trafik.

Drejtues automjeti: Në një ambient spitalor nuk duhet të ketë trafik, pasi ka njerëz të sëmurë dhe rrezikohen.

Drejtues automjeti: Ka dy orë që pres. Duhet ta shohin të gjithë këtë situatë, çfarë trafiku është në spital. Nuk është normale që në spital të ketë trafik. Rrezikoi jetën një njeri, që e sollën me autoambulancë.

Share This Video


Download

  
Report form