Ora News - Mandati i Llallës, Bylykbashi: Qëllimi i mazhorancës të kapë Prokurorin e Përgjithshëm

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se qëllimi i mazhorancës është që të kapë Prokurorinë e Përgjithshëm nëpërmjet një boshllëku kushtetues.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi tha se sipas kushtetutës është Këshilli I Lartë i Prokurorisë që deklaron fundin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm.

Bylykbashi: Ka kohë që PS është e vendosurpër të shkelur kushtetutën. Kushtetuta është mjaft e qartë, përcakton rregulla kshtetuese që nuk shtohen qoftë me një ligj tjetër i cili mungon, qoftë me veprime mbi bazën e rregullores nga mazhoranca.

Kushtretua përcakton Këshillin e Lartë të Prokurorisë si organin që deklaron fundin e mandatit të prokurorit të përgjithshëm. Pra organi kushtetues i parashikuar nga kushtetuta është KLP. Fakti që kanë lënë boshllëk kushtetues për këtë cështje është një problem që nuk zgjidhet as me deklarata, as me memo dhe as me ndonjë ligj apo rregullore të Kuvendit sepse është normë kushtetuese që duhet të jetë aty.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/mandati-i-llalles-bylykbashi-qellimi-i-mazhorances-te-kape-prokurorin-e-pergjithshem

Share This Video


Download

  
Report form