Për dëmshpërblimet e bizneseve dhe fermerëve të dëmtuar nga përmbytja ka folur eksperti i kësaj fushe për Report Tv Alban Zusi.
Ai ka shpjeguar se është e rëndësishme të dëmshpërblehen të gjitha bizneset dhe fermerët e dëmtuar nga përmbytja e ditëve të fundit, por duhet më para të llogariten dëmet, kjo do ndodhi pasi të largohet uji nga bizneset, tokat e fermerëve.
Ai sugjeroj që bizneset duhet të paguajnë sigurimin e tyre, vetëm kështu mund të jenë të qetë, kështu ndodh në çdo vend të botës.
Zusi krahasoj përmbytjen e ditëve të fundit me atë të vitit 2015 ku vërtetohet se pasojat janë më të pakta për faktin se u morën masa para se të ndodhte përmbytja.