Ministri i Turizmit Blendi Klosi ishte sot në Velipojë bashkë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe ministrin në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj, të deleguar të kryeministrit Rama për turizmin në Shkodër.
Klosi deklaroi se Velipoja është më keq se vitin e kaluar pasi kriza politike ka ndikuar negativisht në sezonin turistik. Ashtu si kryeministri Rama një ditë më parë, edhe ministri Klosi deklaroi se do të ketë shtrëngim të masave të bizneseve që nuk janë të regjistruar, duke vënë theksin në faktin se shumw prej tyre nuk disponojnë kontratë për shfrytëzimin e pronës bregdetare.
"Do shtojmë në Bogë kapacitete. Jemi në vazhdim të taks forcës. Ka rdhur koha që të jemi më konkret dhe të themi disa problematika reale. Vjet patëm disa ngjarje në këtë periudhë për vendosjen e disa rregullave të reja, nga inspektimi i grupit të punës, realisht gjendja është më keq. Unë me keqardhje e them por situata politike ka ndikuar. 30 qershori duhet të ishte një ditë duhet të kishte zgjidhje dhe të mos ndikonte negativisht në sezonin turistik. Numri i pushuesve ka qenë në rritje por rritja kaq shumë e kapaciteteve, shtimi i operatorëve që presin më shumë nga sezoni turisstik është rritur. Prandaj duhet të bëjmë më shumë. I kemi të gjitha mundësitë. Velipoja i ka të gjitha. Ka akoma refoma të pa shfrytëzuara. Ka zonën e mbrojtur. Ka lumin e Bunës, ka çdo gjë për të qenë më shumë potencial turistik. Subjektet nuk kanë kontratë për shfrytëzimin e zonës së plazhit. Nga 29 vetëm 17 janë të regjistruara. Janë me pak pika vrojtimi. Kemi një jetë të humbur. Balluku dhe Caka janë të deleguar për mbarëvajtjen e sezonit turistik për të qenë pranë çdo shqetësimi sepse koha nuk pret. Kemi nevojë për garancinë e sigurisë dhe shërbimit. Hyrja e Velipojës ka nevojë për ndërhyrje. Duhet siguri ushqimore, furnizim me energji elektrike, masa për luftën kundër informalitetit. Janë këto problematika që ne duhet t'i ndajmë me njëri-tjetrin për të gjetur zgjidhje", deklaroi Klosi.